Ndoshta do t’ju shpifen qoftet pasi të shikoni këto pamje, por këto janë fakte që tregojnë se ushqimet që konsumojmë nuk janë të sigurta. Një pako me copëza buke që përdoret për qoftet ose për të skuqur filetot është blerë në një dyqan tek “Tregu Elektrik”.
Por, nëse e shikoni me vëmendje këtë video të publikuar nga JOQ, do të vëreni se brenda pakos ka krimba të shumtë në numër që lëvizin për qejfin e tyre.
Denoncimi i qytetares:
“Përshëndetje! Sot në dyqan bleva një pako me copëza buke që përdoret për qofte ose për të skuqur fileto, çfarë pashë brenda u tmerrova, krimba që lëviznin. Pyes: “Si ka mundësi që tek ne ka vetëm mallra të skaduara, kur hyn nga importi a i kontrollon kush? Sepse këto ishin të Maqedonisë apo i lejojnë vetë që njerëzit të paguajnë pastaj nëpër spitale?! Më duhet të ndërroj menu sepse fëmijët e mi u lemeritën, flm nëse e postoni se vend tjetër për tu ankuar s’kemi”.
AKU apo çdo institucion tjetër përkatës duhet t’i marrë seriozisht këto denoncime, pasi po luhet me jetën e njerëzve./a.m.