Oliver Bierhoff ka bërë dy propozime interesante.
Oliver Bierhoff ka në mendje dy propozime për të ndryshuar rregullat e tanishme të futbollit.
Ish sulmuesi i mirënjohur, tani menaxher i Kombëtares gjermane, ka dhënë propozimet e tij.
“Pse duhet të vazhdojmë me rregullën e pozicionit jashtë loje? Ndoshta duhet të bëjmë një provë për largimin e saj”, deklaroi Bierhoff për “Bild”, përcjell “lajmi.net”.
“Do të përfshija edhe një time-out në futboll, por nuk duhet të zgjas shumë, do të ishte një mundësi e mirë për trajnerët”, theksoi ai.