Ajo është një prej ndërtesave më të veçanta në botë, për nga forma e saj arkitekturore. Por, askush nuk po ofrohet për blerjen e kësaj godine kaq të bukur.
Bëhet fjalë për pallatin në formë çante pikniku, në pronësi të kompanisë amerikane Longaberger.
Ndërtesa në pronësi të ëksaj kompanie prej vitit 1997 ëhstë nxjerrë në shitje. Pasi u ble për plot 32 milionë dollarë, në ankandin e parë nuk u arrit të sigurohej asnjë blerës për çmimin 7.5 milionë dollarë.
Tashmë kompania ëhstë gati të bëjë një tjetër ulje. Pallati do dalë sërish në ankand për 5 milionë dollarë, plot 27 më pak nga sa i kushtoi Longaberger./a.m.