Autoritetet kosovare e kanë ndërprerë furnizimin me ujë për mijëra njerëz në kryeqytet në Prishtinë, pasi u dyshua për një komplot nga përkrahësit e Shtetit Islamik të Irakut, për helmim të ujit Kështu shkruan sot Al Jazeera, e transmeton Klan Kosova.
Zyrtarët e fabrikës s ujit në Prishtinë, e kanë ndërprerë furnizimin me ujë në mëngjesin e së shtunës, për shkak të çështjeve të sigurisë dhe më pas ai ujë është testuar për substanca të dyshimta.
Alarmohet edhe Ferizaj: Ujësjellësi i qytetit në shënjestër nga ISIS-i
Një kërcënim serioz nga pjesëtarë të ISIS-it, ka alarmuar të gjitha institucionet e Ferizajt. Tash e gati një muaj dyshohet se ujësjellësi i qytetit është vënë në shënjestër të sulmit terrorist dhe qytetarët rrezikohen nga një helmim masiv.
Zyrtarë të kompanisë së ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj kanë treguar për Gazetën Fjala në kushte anonimiteti, se janë kërcënuar që gjatë muajit të Ramazanit mund të helmohet uji i pijes. “Menjëherë kanë ardhë policia dhe po e ruajnë fabrikën e ujit në fshatin Pleshinë edhe drejtorinë në qytet. Kanë thënë se gjatë ramazanit kanë me sulmu”, tregon ky zyrtar duke përmendur se kërcënimi vjen nga persona që organet e rendit u kanë thënë të jenë të grupit terrorist ISIS.