Kryetari i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, nipi i trafikantit të drogës të shpallur në kërkim, Kelmend Balilit ka folur sot për herë të parë në lidhje me pretendimet e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani se ka parë filmime të ministrave që flinin me dashnoret në hotelit ‘Santa Quranta’.
Nipi i Balilit në një prononcim për “News 24” ka hedhur poshtë akuzat e Manjanit, ndërsa ka shtuar se në hotel nuk ka parë asnjë ministër apo deputet, përveç vetë Manjanit.
“Nuk kam parë asnjë ministër apo deputet në kompleks. Nuk kanë ardhur ministra te Santa Quaranta. Ministri Arben Ahmetaj ka ardhur vetëm kur u inagurua kompleksi. Kushdo mund të verifikojë kamerat e kompleksit. I kemi të gjitha filmimet e para dy muajve. Prej 2 muajsh serveri është me defekt, nuk punon. Mund t’ju them se Manjani ka qenë i vetmi ministër që frekuentonte kompleksin. Manjani gjithë verën pushonte në kompleksin tonë me familjen e tij”, – tha nipi i Balilit./a.k