Ish-ministri i Drejtësisë i qeverisë Obama dhe mik personal i Barack, Eric Holder, deklaroi për Politico, se ish-presidenti po përgatitet për t’u rikthyer në skenën në politike, shkruan American Eye.
“Ai po vjen”, tha Holder “dhe është gati për t’u futur në ‘përleshje’”.
Akoma nuk është e qartë se në çfarë termash do të rikthehet ish-presidenti, por ai mendohet se mund të bashkëpunojë më partinë për ta ndihmuar të rikuperojë pikë (përveç humbjes së Presidencës, demokratët janë në minorancë si në Kongres ashtu edhe në Senat), duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë është i sigurt fakt që ish-presidenti dhe bashkëshortja Michell kanë firmosur me Penguin Random House një kontratë për publikimin e dy librave.
Çifti Obama ka arritur një marrëveshje me një shifër rekord prej 60 milionë dollarë, gjë të cilën asnjë president deri tani nuk e ka bërë. /a.m.