Në muajin prill mbahen zgjedhjet presidenciale në Francë, por shumë qytetarë nuk pëlqejnë asnjë prej kandidatëve, ndaj kanë dale me thirrjen që Barack Obama të kandidojë në zgjedhjet e tyre.
Në muajin prill mbahen zgjedhjet presidenciale në Francë, por shumë qytetarë nuk pëlqejnë asnjë prej kandidatëve, ndaj kanë dale me thirrjen që Barack Obama të kandidojë në zgjedhjet e tyre.
Sipas “New York Times”, asnjë nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale nuk i frymëzon ata, dhe për këtë arsye një grup francezësh ka nisur një fushatë për të bindur ish-presidentin amerikan që të garojë për zgjedhjet e Francës. Por ligji francez nuk e lejon që një shtetas jo francez të garojë në zgjedhje.
Sipas organizatorëve, ideja lindi si shaka në një bar të qytetit, por deri mbrëmjen e së martës, janë mbledhur më shumë se 43 mijë firma, ndërsa qëllimi është që të mblidhen një milion të tilla. Sipas tyre, Obama ka CV më të mirë për të kryer detyrën e presidentit të Francës. Kevin Lewis, zëdhënës i ish-presidentit Obama refuzoi të komentojë për “New York Times” këtë lajm.
ma.me
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.