“Mosmirënjohja e qenies pa memorie nuk ka brirë. E neveritshme”. Është një Edi Rama ‘i inatosur’ me ata që sipas tij, po kriminalizojnë Xhorxh Sorosin, një njeri që ka investuar në Shqipëri, pa kërkuar asnjë qindarkë mbrapsht. “Ata që e mallkojnë sot, përfituan para prej tij”, shton ai. Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate një seance parlamentare, ne te cilen ka akuzuar opoziten se nuk deshiron qe te filloje procesi i vetingut.
Në një intervistë ekskluzive për GSH.al, kryeministri komenton edhe koalicionin elektoral të 18 qershorit. Edi Rama beson se aleanca me LSI do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të dytë. “Por, natyrisht respektojmë lirinë dhe të drejtën e partnerëve tanë për ta zgjedhur vetë momentin e afirmimit publik të vullnetit të tyre për të vazhduar rrugën e përbashkët, thotë Rama. Në këtë pjesë të parë të intervistës, kreu i qeverisë flet për zgjedhjet e presidentit të ardhshëm si dhe problemin e kultivimit të hashashit.
Qindra shkrime, dhjetëra deklarata e disa emisione TV për atë që quhet “dora e Soros” në Shqipëri, të cilat kulmuan me qëndrimin e z.Berisha, i cili paralajmëroi Fleckenstein-in: Kujdes nga Soros! Sipas jush, e gjithë kjo është “një përrallë” siç tha vetë Fleckenstein apo “faktori Soros” përmes fondacionit të tij ka ndikuar pozitivisht në paketën e reformës për drejtësi?
Në dijeni time Fondacioni Soros ka kontribuar me një mbështetje financiare për mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtesi. Kjo padyshim ka qenë diçka pozitive sepse ka lehtësuar disa shpenzime jo të vogla për ekspertizë. Ndërsa sa për “dorën e Sorosit” ndjej neveri kur shoh se si e kafshojne ata që deri dje e kane puthur jo një herë atë dore, Saliu in primis!
Ajo dorë ka ndihmuar Shqipërinë e dalë nga diktatura qysh në hapat e para të lirisë; ka ndihmuar intelektualët, studentët, artistët, gazetarët, shkencëtaret, nëpunësit e rinj, qeveritë e këtij vendi njëra pas tjetrës. Pse?! Thjesht e vetëm në emer të idesë së Shoqerisë së Hapur, të cilën George Soros e ka qysh në rininë e tij qëllim të jetës dhe për të cilën ka derdhur një pjesë të mirë të pasurisë së tij në gropën e ish-Perandorise Komuniste.
Vë bast se nuk ka një person të vetëm publik nga ata që e mallkojnë sot, që nuk ka përfituar mbështetje financiare nga Fondacioni Soros në 25 vjetët e veprimtarisë së fondacionit në Tiranë. Eshtë e neveritshme të shohesh se si një njeri që vetëm ka investuar paratë e tij në Shqipëri, për idenë që mbron prej një jetë, dhe që nuk ka kërkuar kurrë asnjë qindarkë mbrapsht nga ky vend, të kriminalizohet si të ishte një keqbërës i rëndomtë! Po s’ke ç’i bën, mosmirënjohja e qenies pa memorie nuk ka brirë!
Eshtë ende herët, por jo dhe aq e largët, dita kur Partia Socialiste do të regjistrohet me koalicionin e saj në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit. Besoni se në këtë koalicion do të jetë edhe LSI? A mund të themi që ka një ftesë publike nga ju, pra PS, për të konfirmuar aleancën edhe për 4 vite të tjera?
Ne nuk shohim asnjë arsye për ta bërë një ftesë të tillë për partnerët tanë në koalicion, sepse koalicioni është i tyre sa ç’është edhe i yni dhe për ne, nuk shtrohet fare si pyetje vazhdimësia e këtij koalicioni. Jo thjesht taktikisht, po strategjikisht. Jo thjesht për pushtetin, po për reformat për të bërë shtet. As për ne as për ta, po për Shqiperinë e Gjeneratës Tjetër! Por natyrisht respektojmë lirinë dhe të drejtën e partnerëve tanë për ta zgjedhur vetë momentin e afirmimit publik të vullnetit të tyre për të vazhduar rrugën e përbashkët.
ma.me