Në këto zgjedhje nuk do ketë me hallaktje për të zbuluar se në cilën qendër votimi do të hedhësh votën. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri garatoi sot se listat e zgjedhesve do të jenë të sakta pasi Policia e Shtetit në bashkëpunim me pushtetin vendor do të çojë njoftim derë më derë për qendrën e votimit ku banori duhet të votojë.
Tahiri e ka bërë të ditur këtë në një takim që zhvilloi sot me prefektët dhe kryetarët e bashkive. Ky takim i ministrit, vjen në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor të 18 qershorit. Tahiri në fjalën e tij u shpreh se listat zgjedhore do të jenë të sakta dhe se zgjedhësit do të njoftohen për qendrën e votimit derë më derë.
‘’Do kemi lista zgjedhore te sakta. Do lidhet zgjedhësi me vendin ku voton. Zgjedhësit do të njoftohen për qendrën e votimit, derë me derë’’,-u shpreh ministri Tahiri.
Ministri Tahiri deklaroi gjithashtu se janë ulur me 7 herë dublimet në listat zgjedhore.
Tahiri rikujtoi edhe një herë afatin për ndryshimin falas të Gjendjes Civile. Ai u shpreh se pas afatit të caktuar do të ketë penalizme.
‘’Kemi 2 Shqipëri paralele, një që qytetari diku banon dhe diku është rregjistruar. Është në fuqi afati për ndryshimin falas të Gjendjes Civile. Pas afatit të caktuar, do ketë penalizime’’,-u shpreh Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.