Policia e Vlorës ka njoftuar asgjësimin e 2890 bimëve narkotike që u gjetën në 12 parcela dhe arrestimin e 3 personave, kultivues të tyre.
Në fshatin Verbas janë zbuluar 11 parcela me 1940 bimë narkotike dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Myslym Gllucaj (38 vjeç) dhe Tomorr Malaj (50 vjeç).
Po në këtë fshat, policia ka konstatuar një parcelë me 950 bimë narkotike, të mbjella përreth banesave të dy shtetasve. U arrestua 71-vjeçari Servet Canaj, ndërsa është shpallur në kërkim 32-vjeçari Maksim Canaj.