Ai do të performojë në Qendrën për Arte Performuese në Tel Aviv, që shërben edhe si Opera e Izraelit dhe Teatri Cameri, me rreth 1 milion vizitorë brenda vitit, shkruan KultPlus.
Tenori i mirënjohur shqiptar – Ramë Lahaj, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se do të luaj në shfaqjen ‘Fausti’, me një tjetër rol të rëndësishëm në karrierën e tij, me këtë shfaqje ai do të prezantohet në Teatrin e Operas në Tel Aviv, në Izrael.
Lahaj ka konfirmuar se do të luaj në shfaqjen ‘Fausti’, përderisa detaje të tjera nuk ka preferuar të zbulojë ende.“Faust coming soon at the Israel Opera, Tel Aviv”, ka shkruar tenori Lahaj.
Ai do të performojë në Qendrën për Arte Performuese në Tel Aviv, që shërben edhe si Opera e Izraelit dhe Teatri Cameri, me rreth 1 milion vizitorë brenda vitit. (b.an)