Djali i ish-kryeminsitrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, dha një deklaratë për mediat pas seancës së radhës për ‘CEZ’ ku nuk u arrit për të disatën herë të merret një dëshmi nga ana e tij.
Berisha refuzoi sërish të bënte betimin duke këmbëngulur se drejtuesi i komisionit taulant Balla ëhstë në konflikt interesi. Pas debatit në sallë, ai i’u përgjigj akuzave për transaksionin 200 mijë euro nga shtetasi Simail Mulleti.
“Me zotin Mulleti kam kontratë shit-blerje për një pronë, para 10 vitesh. Ekziston një kontratë noteriale ndërmjetësimi për shit-blerje toke, është ekzekutuar në vitin 2008, sipas afateve paratë kanë ardhur në llogarinë time, tatim-fitimi është mbajtur. Kjo është e vërteta.
Kam pasur dhe vijoj të kem kompani që ofroj konsulencë ligjore. Një formë tjetër e aktivitetit tim ka qenë ndërmjetësimi. Të gjitha burimet e të ardhurave të mija vijnë përmes qirave, kur kam shitur apartamentin kam akumuluar fitim, të gjitha janë të deklaruara. Kam 10 vite që bëj deklarim pasurie, i keni të gjitha në ILDKP”, deklaroi Berisha.
Më tej Berisha e ka cilësuar teatër atë që sipas tij ndodh në komisionin për CEZ. Berisha ka paralajmëruar padi ndaj kryeminsitrit dhe Ballës.
“Kryetari i Komisionit ka paragjykuar dëshmitarin, pa dëgjuar dëshminë. Është shumë e qartë që është teatër, insistimi i vazhdueshëm i Edi Ramës që nga 140 deputetët e parlamentit, që këtë komision duhet ta dënojë vetëm i dënuari për shpifje. Kërkesa ime që kam depozituar në komision ëhstë rrëzuar në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Prezenca e Taulan Ballës në votimin, dhe rrëzimin e kërkesës sime e bën të pavlrefshëm. Kam ardhur gjithmonë për të dhënë dëshminë dhe do ta jepja me shumë dëshirë, njësoj si ju jam përjgigjur juve këtu, do i isha përgjigjur anëtarëve të Komisionit, por nuk mund të përgjigjem ndaj një personi që shkel Kodin e Procedurës, ka konfikt interesi dhe për më tepër nuk zbaton vendimin e gjykatës. Do t’i drejtohem gjykatës, aty do marrin përgjigjen si tutori, si palaçoja (Balla) i tutorit (Rama)”, dekalroi Shkëlzen Berisha.
/a.m.