Ligjvënësit e Bashkimit Evropian do të vendosin për t’ia hequr apo jo imunitetin parlamentar të BE-së kandidates së ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale në Francë, Marine Le Pen, për shkak se ka postuar në Twitter disa fotografi të dhunës së ISIS-it.
Le Pen, anëtare e Parlamentit Evropian, është nën hetime në Francë për publikimin në Twitter të tri fotografive me pamje të renda të ekzekutimeve të ISIS-it në vitin 2015, përfshirë dhe një fotografi të prerjes së kokës të gazetarit amerikan, James Foley, ka thënë për Reuters një zyrtar i BE-së, transmeton Express.
Duke iu përgjigjur një kërkese të gjyqësorit francez, ligjvënësit e BE-së do ta shqyrtojnë nëse postimet e saj ishin të pavenda në lidhje me rolin e një deputeteje evropiane, ka thënë ky zyrtar.
Vendimi do të merret sot. Imuniteti i Le Pen e mbron atë nga përndjekja; e heqja e tij do të lejonte veprime legale kundër saj, citohet “Express”. (b.an)