Kemi publikuar shpesh raste të vjedhjeve filmuar nga kamerat e sigurisë me shpresën se hajdutët do të ndërgjegjësohen dhe mbase të ruhen nga publikime të tilla.
Por, duket se vjedhja është një “zanat” që zor të harrohet.
Pas disa herëve të tjera, sërish është bërë një vjedhje në një supermarket në Elbasan, ku një i ri, që duhet theksuar se është i veshur mirë, futet në supermarket dhe kryen vjedhjen e radhës.
Mesa duket djali ka harruar që ka kamera aty dhe e dini çfarë ka marrë? Dy kuti me çokollata, të cilat i ka futur nën xhiboks dhe është larguar nga supermarketi si më i miri djalë.
Të jenë këto vjedhje një tregues i krizës ekonomike në vendin tonë? Fundja njeriu që nuk ka bukë për të ngrënë merr diçka të domosdoshme për të mbushur barkun, për të çokollatat do të ishin “luks” shkruan JOQ që ka publikuar videon.