Në vitin 1973, arkitekti spanjoll Ricardo Bofill bleu një fabrikë çimentoje të periudhës së Luftës së Dytë Botërore afër Barcelonës.
Menjëherë sapo e pa, ai e cilësoi ndërtesën me një potencial të madh dhe nisi që të ndërhynte për ta kthyer atë në një kompleks banimi.
Pas disa vitesh ku u bënë ndryshime në fabrikë, nisi dekorimi i saj i brendshëm me mobilie moderne, duke u kthyer në një mjedis të veçantë.
Nga jashtë, banesa e re u vesh me bimësi, e që për së largu bie në sy për gjelbërimin e saj/tema/a.k