Një vajzë e mitur në Tiranë, është denoncuar e zhdukur në polici nga familjarët e saj.
Gjatë ditës së sotme nëna e saj, A.M, 38 vjeçe, banuese në Tiranë, ka kallëzuar në polici, se i është larguar nga banesa vajza e mitur E.M., 16 vjeçe.
Gruaja tha para uniformave blu se prej disa ditësh nuk ka gjurmë nga e bija. Pavarësisht kërkimeve tek të afërmit apo shoqet e saj, e mitura nuk dihet se ku është.
Pas denoncimit të bërë nga nëna e së zhdukurës, policia vijon punën për gjetjen e saj. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.