Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur lojtarit më të shtrenjtë në historinë e futbollit, Paul Pogba. I gjendur në një restorant, ku të pranishëm ishin edhe tifozë, këta të fundit nuk e kanë humbur rastin për t’i kërkuar autografe, por që kanë marrë vetëm mospërfillje nga ana e tij, duke i lënë “thatë”. Dhë për këtë nuk ka munguar kundërpërgjigja e menjëhershme e tyre. Pogba është goditur me një pjatë nga tifozët e zemëruar.
Policët u thirrën menjëherë nga administratorët e restorantit, sepse situata degjeneroi në një përleshje të tërbuar. Mbështetësit e “djajve të kuq” akuzojnë francezin, që ka kushtuar 89 milionë paund për mosrespektim të tyre, duke refuzuar të nënshkruajë emrin e tij në një poster të klubit, që kishin me vete.
Videoja, e filmuar nga një aparat celulari, tregon dy nga djemtë, që konfrontohen me mesfushorin, ndërsa pjesëtarët e stafit mundohen dëshpërimisht për t’i ndarë.
Një person, që ishte i pranishëm dhe pa gjithçka ndodhi, tha për “The Sun”
“Situata precipitoi shumë shpejt dhe u duk sikur nuk munguan as grushtet. Djemtë ishin të zemëruar, sepse Pogba nuk kishte nerva për t’u dhënë një autograf. Ai ishte duke shijuar një vakt të qetë me miqtë dhe u ndie i bezdisur. Ndërhyrja e stafit të restorantit minimizoi përplasjen fizike.”/bw/a.k