Numri i bizneseve që nuk paguajnë detyrimet tatimore ka ardhur në rritje. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përditësuar listën bizneseve debitore, sipas së cilës deri në datën 10 shkurt, janë 20 mijë e 525 biznese në “listën e zezë”.
Ndaj këtyre bizneseve janë marrë masat e sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre. Tatimorët e publikojnë listën e zezë në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e tyre deri kur detyrimi tatimor të jetë paguar.
Evidentimi i tatimpaguesve të cilët janë subjekt i Mbledhjes së Borxhit Tatimor tashmë është një proces që kryhet automatikisht me vënien në funksionim të sistemit të ri elektronik.
Në “listën e zezë” janë të përfshira bizneset që kanë detyrime që prej vitit 2009, por që bazuar në nismën e qeverisë për faljen e detyrimeve e prapambetura si dhe disa gjobave e kamatëvonesave, bëhet e mundur dalja nga lista e subjekteve debitore kryesisht për ato detyrime të para 2010-ës./b.d