Drejtuesja e Organizatës Ndërkombëtare të Monitorimit të zbatimit të Vettingut, Genoveva Ruiz Calavera deklaroi sot se, “grupi i ONM ka natyrë të pastër administrative”.
“Detyra e tij nën udhëheqjen time mund të krahasohet me atë të njësisë së menaxhimit të projektit qëllimi i së cilës është të lehtësojë dhe të bashkojë punën e Komsiionit Eruropan dhe të qeverisië së SHBA” ka deklaruar ajo nepermjet nje letre. Reagimi i saj erdhi si rezultat i një sërë ankimesh zyrtare të bëra nga LSI nëpërmjet ministrave të saj atij të Drejtesisë Vasili dhe të Integrimit Gjosha, të cilët kontestonin rolin e bordit të OMN. Në mbështetje të pretendimeve të LSI ka qenë dhe Presidenti Bujar Nishani. Krerëve më të lartë të LSI nuk u ka mjaftuar as qëndrimi i komnisionerit per zgjerimin Hahn i cili publikisht dhe shkresërisht ua ka bërë të qartë ekspoentëve të LSI se bordi i OMN nuk bi në kundershtim me Kushtetutën. javanews.al
Letra e Calavera
“Grupi i ONM ka natyrë të pastër administrative. Detyra e tij nën udhëheqjen time mund të krahasohet me atë të njësisë së menaxhimit të projektit qëllimi i së cilës është të lehtësojë dhe të bashkojë punën e Komsiionit Eruropan dhe të qeverisië së SHBA.
Së dyti më lejoni të theksoj se të gjitha rekomandimet në lidhje me zgjedhjen e kandidatëve për formimin e organeve të Vettingut dhe e ardhmja e procesit të Vettingut do të jetë nën mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtar ose do të emërohet nga ONM. Më lejoni të nënvizoj se ONM është një strukturë jo ekzekutive, detyra e të cilës është vetëm të monitorojë dhe të sigurojë rekomandimet përmes procesit të Vetingutt. Të gjitha vendimet ekzekutive i takojnë institucioneve ekzekutive të Shqipërisë”.
ma.me