Një strukturë e re në Operatoritn e Sishtemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të merret me informimin e bizneseve që do të dalin në tregun e lirë të furnizimit me energji elektrike, të linjës 35 kilovolt. Ekspertë të OSHEE-s, bëjnë të ditur se, pranë kompanisë OSHEE do të ngrihet së shpejti një zyrë e cila do të bëjë të mundur informimin e bizneseve për këtë proçes, duke siguruar modelet e kontratave, emrat e furnizuesve të mundshëm në treg, tarifat e aksesit, bursat me të cilat ata mund të njihen.
Ndonëse sipas tyre, ka edhe një proçes të brendshëm.
Ekspertë të OSHEE-s shpjegojnë se, në kuadër të liberalizimit të tregut të shumicës, u janë krijuar mundësi edhe prodhuesve të pavarur, konçesionarë ose atyre që nuk kanë kontratë konçesioni dhe që operojnë në tregun vendas, të cilët mund të lidhen lirisht me biznesin për tu furnizuar me energji.
Sipas tyre, bizneset do të informohen edhe për këtë mundësi tjetër që ata kanë. Ministria e Energjisë dhe Industrisë shtyu afatin për daljen në tregun e parregulluar të bizneseve të lidhura në 35 kilovolt në qershor 2017.
Bizneset e tjera të lidhura në 20, 10 dhe 6 kilovolt kanë vazhduar nga ana tjetër konsultimet me Ministrinë për të kuptuar si do funksionojë dalja nga tregu i rregulluar.
Gjithsesi, për këta të fundit duhet të përfundojë fillimisht instalimi i sistemit të matjes, ben të ditur dikasteri Energjisë. /b.d