Kryeministri Edi Rama ka vënë sot theksin në një sërë vendimesh të paligjshme të gjykatave që kanë sjellë pasoja mjaft të rënda si për buxhetin ashtu edhe për pronën publike. Sipas tij, këto vendime të paligjshme kanë sjellë dëme të mëdha dhe po grabisin sipërfaqe në miliona metra katror në dëm të pronës publike dhe dëme financiar në miliona lek në kurriz të buxhetit. Ai ka sjellë për këtë edhe një sërë shembujsh nga vendime absurde të gjykatave të dhëna pa asnjë dokument ligjor duke filluar që në Velipojë, Tiranë, Zvërnec etj. Deklaratat e Ramës u bënë gjatë një takimi me sipërmarrësit dhe investitorët.
Sipas kreut të qeverisë, është e patolerueshme që gjykatat të bllokojnë bankat për llogari të dyshimta nga persona të ndryshëm. “Në një vend që duam të bëhemi shtet, gjykata bllokojnë bankat, në vend të bllokojnë llogaritë e atij apo asaj që ka shkelur ligjin”.
Vijon
Ma.Me /javanews.al