Shtëpia e Bardhë mori sot propozimet e Pentagonit për të rritur luftën kundër xhihadistëve të grupit Shteti Islamik në Irak dhe Siri të filluar para dy vite e gjysmë, njoftoi sot një përgjegjës amerikan i Shtëpisë së Bardhë.
“Shtëpia e Bardhë do të fillojë të analizojë rekomandimet”, theksoi ky përgjegjës amerikan.
Më 28 janar, tetë ditë pas marrjes së funksioneve, presidenti Donald Trump kishte publikuar një dekret që i jepte 30 ditë Pentagonit për të përgatitur një plan të ri që përshpejtonte fushatën kundër ISIS-it./a.m.