Nga Ilirjan Blloshmi
Sot pashë tek “çadra e lirisë”, foton e Vilson Blloshmit (xhaxhit tim). Ajo foto është marrë pa lejen e familjes. Nuk ka asnjë bir k… ta bëjë atë gjë. As Bujar Verto (kryetari i PD në Librazhd), nuk ka asnjë të drejtë për ta bere këtë gjë.
Lul, ti nuk mund të bësh fushate me foton e Vilson Blloshmit e pse? Ja ta them unë.
-Vilson Blloshmi u pushkatua në 1977 dëshmitar ka qenë Aqif Leka. Të birin e tij ti e ke pasur drejtor kur ishe ne pushtet. Tani i ke premtuar një vend si deputet në qarkun e Elbasanit. Arianit Leka (që do jetë deputet i PD në qarkun e Elbasanit), ka fituar bursë në saj të punës që ka bere i jati.
-Lul ti nuk mund të luash me gjakun e Vilson Blloshmit. Vilsoni është nipi i Hajder Blloshmit. Hajdari është pushkatuar nga Agim Kadilli, i biri i tij është në strukturat drejtuese të PD-se. Lul ti nuk mund të luash me gjakun e Vilson Blloshmit, se Vilsoni është djali i Sami Blloshmit. Samiu është dënuar dhe një djalë nga rakicka e Korçës i quajtur Ridvan Baçi (tani quhet Ridvan Bode), ka thënë në plumb kulaket. Lul ti nuk luan dot me gjakun e Vilson Blloshmit se ai është xhaxhi im dhe unë këtë nuk ta lejoj.
-Lul ata binj k… që kanë nxjerr atë fotot pa marrë leje, nga goca e Vilsonit do e paguajnë me kokën e tyre. Ta premtoj për këtë, që do ta bëj. Dhe diçka tjetër mos loz me një gjak që gjithmonë të ka mbështetur.