Ne duhet të pranojmë se paraardhësit tanë kanë jetuar në harmoni me natyrën në një masë shumë më të madhe sesa ne që jetojmë sot. Ushqimi i tyre ishte i përbërë nga ushqimet që ata vetë i kanë ruajtur dhe kultivuar.
Sot, për ne, të gjitha këto ushqime janë në dispozicion gjatë gjithë vitit. Ne ju sjellim ushqimet më të mira për muajin shkurt, transmeton “Zeri.info”.
Rukola
Kjo është njëra nga ushqimet më të përballueshme. Ajo rritet në pothuajse të gjitha zonat barishtore. Përmban shumë pak acide të ngopura yndyrore. Është një burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminave B, A, C dhe K dhe fibrave dietike. Ajo gjithashtu është e pasur me acid folik, kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium dhe mangan.
Rrepa e kuqe
Përmban një nivel të ulët të yndyrës së ngopur dhe kolesterolit. Është e pasur me vitaminë C, hekur dhe magnez. Gjithashtu është e pasur me fibra dietike, acid folik, kalium dhe mangan. Rrepa e kuqe mund të shërbejë si një sallatë. Ju mund të përgatisni supë apo edhe lëngje nga ajo.
Brokoli
Përmban nivel të ulët të yndyrës së ngopur. Është një burim i mirë i proteinave, vitaminës E, tiaminës, riboflavinës, kalciumit, hekurit, magnezit, fosforit dhe selenit. Gjithashtu është burim i shkëlqyer i vitaminave A, C, K, B6, acidit folik, kaliumit dhe manganit.
Lakër brukseli
Është një burim i mirë i tiaminës, riboflavinës, hekurit, magnezit dhe fosforit, si dhe një burim i shkëlqyer i fibrave dietetike, vitaminave A, C, K, B6, acidit folik, kaliumit dhe manganit. Lakër brukseli ka një shije të pazakontë, paksa të hidhur dhe kjo është arsyeja pse tek shumica e njerëzve nuk gjendet në krye të listës së perimeve të preferuara. Megjithatë, lakër brukseli mund të jetë e shijshme nëse përgatitet si duhet.
Vitaminat: A, C, K, B6,
Proteinat: 0,6 g
Mineralet: Mangan, kalium, kalcium, hekur
- Vitaminat
Lakra e Brukselit është një burim i mirë i tiaminës, riboflavinës, hekurit, magnezit dhe fosforit, si dhe një burim i shkëlqyer i fibrave dietetike, vitaminave A, C, K, B6, acidit folik, kaliumit dhe manganit
- Proteinat
Brokoli përmban nivel të ulët të yndyrës së ngopur. Është një burim i mirë i proteinave, vitaminës E, tiaminës, riboflavinës, kalciumit, hekurit, magnezit, fosforit dhe selenit. Gjithashtu është burim i shkëlqyer i vitaminave A, C, K, B6, acidit folik, kaliumit dhe manganit
- Fibrat
Përmban një nivel të ulët të yndyrës së ngopur dhe kolesterolit. Është e pasur me vitaminë C, hekur dhe magnez. Gjithashtu është e pasur me fibra dietike, acid folik, kalium dhe mangan. Rrepa e kuqe mund të shërbejë si një sallatë. (b.an)