Agjenti i trajnerit të njohur italian Claudio Ranieri ka treguar se ish-trajneri i Leicester Cityt dëshiron të udhëheqë një tjetër ekip të Premier Ligës sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Lajmi për shkarkim të italianit erdhi vetëm nëntë muaj pasi Dhelprat fituan titullin e Premier Ligës. Steve Kutner thotë se Ranieri nuk dëshiron të presë shumë dhe mezi po pret shansin për të udhëhequr skuadër të re, pasi tashmë ka marrë disa oferta.
“Tashmë ka interesim të madh për Claudion, në Itali dhe në Kinë”, ka thënë Kutner për “talkSport”. “Por prioriteti i tij është të kthehet dhe të menaxhojë një klub të Premier Ligës sa më shpejtë që të jetë e mundur”. Menjëherë pak pas largimit, Ranieri kishte deklaruar se “ëndrra e tij vdiq”, citohet Koha. (b.an)