Real Madridi është kthyer nga disavantazhi prej dy golave për të fituar ndaj Villarrealit dhe për të mbajtur pozitën e parë në tabelën e La Ligës.
Ekipi i Zinedine Zidanet arriti të triumfojë 3 me 2 si mysafire e Nëndetëses së Verdhë, me tre golat e fitores të shënuar në gjysmëorën e fundit të lojës.
Trigueros dhe Bakambu shënuan dy gola të shpejtë për Villarrealin në minutat 50 dhe 56-të, ndërsa rikthimi i Realit nisi tetë minuta më pas, kur Gareth Bale ngushtoi rezultatin.
Në minutën e 74-të, Cristiano Ronaldo barazoi gjithçka nga penaltia, ndërsa Alvaro Morata shënoi golin e fitores në minutën e 83-të. Reali mban pozitën e parë në tabelë me 55 pikë, një më shumë se Barça që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, përgatiti Koha. (b.an)