Gjykata Kushtetuese pritet që nesër të japë verdiktin e saj në lidhje me vlefshmërinë e mandatit të ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi.
Seanca do të mbahet në orën 10:00.
Muaj më parë KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Rrosit dhe dy deputetëve të tjerë për shkak të ligjit të dekirminalizimit.
Më pas Rroshi ka apeluar vendimin në Gjykatën Kushtetuese si dhe vetë ligjin e dekriminalizimit.
Objekti i shqyrtimit ne Gjykatë Kushtetuese :
Shfuqizimi i nenit 2, pika 1, shkronja “a”; neni 2, pika 2; neni 4, pika 1, pika 5, pika 6 dhe pika 7; në nenin 10 fjalët “moszgjedhje” dhe shkronja “d”; neni 14 dhe nenit 15 për funksionarin publik kryetar i bashkisë, të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.952, datë 29.12.2016 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, z. Elvis Roshi”. Shfuqizimi i Vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nr.174, datë 29.12.2016 “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik, z.Elvis Roshi, Kryetar i Bashkisë Kavajë në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Shqyrtimi i kushtetutshmërisë së të gjithë ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave qe zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.