Tahiri ka qenë vetëm në një takim pa praninë e mediave.
Një nga të pranishmit, militant i PD-së që qendron atje, me emrin Endri Redhi, ka nisur të filmojë, por Tahiri nuk ka pranuar dhe i ka kërkuar të fikë kamerën e të mos e filmojë.
Më poshtë debati mes tyre.
Tahiri: Ej, fike kamerën
Qytetari: Pse ta fik, s’ka ndonjë gjë të keqe
Tahiri: Tani se kam ardhur t’ju përshëndes si qytetar
Qytetari: Po mire, s’ka ndonjë gjë të keqe, le ta dokumentojmë.
Tahiri: Fike se kam ardhur vetëm, po të ishte për kamera do vija me media.
Qytetari: Mendoj se s’ka gjë të keqe.
Ndërhyjnë të tjerët: Endri fike, ka ardhur vetëm, pa kamera
Tahiri: S’kam ardhur për ty kam ardhur për këta.
Qytetari: Edhe unë pjesë e tyre jam.
Tahiri: Fike kamerën, mos u bëj gangster
Qytetari: Po s’ka për gangster, nuk mendoj se ka gjë të keqe
/b.d