Shumica e kundërshtarëve Donald Trump besojnë se do të duhet të presin katër vjet të tjera që ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Por shtrigat Amerikës janë më optimiste, shkruan “BBC”.
Mesnatën e së premten, magjistaret në të gjithë Amerikën u mblodhën sëbashku dhe bënë një magji për të hequr presidentin nga detyra.
Një grup Facebook-u që po ndiqte nga afër këtë ritual misterioz ka marrë më shumë se 10,500 pëlqime, sqaron rrjeti televiziv britanik.
Disa video nga magjia e shtrigave, i tregon ato duke përdorur qirinj portokalli, foto të Presidentit Trump dhe letra tarot.
Por kjo magji tronditëse ka ngjallur edhe zemërimin në mesin e konservatorëve të krishterë, të cilët i kanë akuzuar shtrigat se u kanë “shpallur luftë shpirtërore”. /b.d