Marco Sansonetti, italiani 36- vjeçar nga Brindisi, u arrestua nga policia e Zvicrës nën akuzën e akteve të dhunshme dhe rrëmbim personi.
I njohur nga mediat rozë si ish- bashkëshorti i këngëtares Ana Oxa, Marco është edhe pronar i një kompanie sigurimi.
Sipas informacioneve të bëra me dije nga policia zviceriane, arrestimi i tij u bë javën e lënë pas, në vijim të hetimeve për shkak të shkeljes së ligjit dhe aktivitetit të tij privat investigativ.
Për shkak se çështja është ende nën hetim, nuk bëhen me dije detaje të tjera.