Gjysmë vëllai i numrit një koreano verior ka vdekur nga një paralizë e shkaktuar nga një agjent i fuqishëm neurotoksik, sipas rezultateve të autopsisë të bëra publike sot nga ministri malajzian i Shëndetësisë, ndërsa aeroporti i Kuala Lumpurit, vendngjarja e skenës së krimit, u cilësua i sigurt jashtë çdo rreziku të mundshëm.
Malajzia njoftoi të premten se vrasja më 13 shkurt e Kim Jong-Nam, gjysmë vëllai i Kim Jong-Un ishte kryer ne VX, një komponent neurotoksik i klasifikuar si armë e shkatërrimit në masë, në skenar i përshtatshëm për një roman spiunazhi.
“Rezultatet e autopsisë bënë të ditur se viktima e moshës 45 vjeçare ka pësuar një paralizë të gradës së rëndë dhe më pas ka vdekur në një hark mjaft të shkurtër kohor”, deklaroi ministri Subramaniam.
Dy gra të dyshuara për posedim të substancës ndodhen në paraburgim, si dhe një shtetas koreano verior. Policia pritet të marrë në pyetje shtatë shtetas të tjerë koreano verior, duke përfshirë një diplomat të ambasadës së Koresë së Veriut në Kuala Lumpur, por katër nga të dyshuarit janë arratisur nga Malajzia ditën e krimit./b.d