2014 – Një nga muzikantët më të mëdhenj spanjollë të flamengos të shekullit XX, kitaristi Paco de Lucia (Francisco Sanchez) ka vdekur në Meksikë në moshën 67 vjeçare. Ai ka bashkëpunuar me muzikantë të famshëm të botës, duke përfshirë Çik Korea, John McLaughlin, Larry Coryell, Al Di Meala dhe Bryan Adams. E bëri të famshëm “Entre dos aguas”, kurse ka fituar njohjen ndërkombëtare me albumin “Nata e së premtes në San Francisko.”
1570 – Papa Pius V (Pius) ka shkishëruar Mbretëreshën angleze Elizabeth I për mbështetjen e saj të protestantizmit dhe Kishës Anglikane.
1873 – Ka lindur këngëtari i operas italiane Enrico Caruso, një prej tenorëve më të mëdhenj në historinë e operës. Ai është vlerësuar në veçanti për role të arritura në operat e Giuseppe Verdit dhe Giacomo Puçinit dhe si një interpretues i rrallë i Canzone italiane. Një nga këngëtarët e parë që regjistroi në pllaka gramafoni. (b.an)