Vajza indoneziane, e cila u arrestua për atentatin e vëllait të Kim Jong Un-it ka thënë në polici se është paguar vetëm 90 dollarë për veprimin e saj. Ajo i ka qëndruar deklaratave të mëparshme se disa persona e kishin paguar duke e bindur se bëhej fjalë për një kamerë gazmore. Ngjarja ndodhi më 13 shkurt në mes të aeroportit të Kuala Lampurit në Malajzi. Solucioni që iu hodh në fytyrë vëllait të Kim Jong Un-it nuk ishte ujë. Ai u helmua menjëherë pasi vajza ia hodhi atë në fytyrë. Bashkë me të e arrestuar është edhe një vajzë tjetër nga Vietnami.