Nga markata e Fierit, Zëvendëskryeministri Peleshi i beri thirrje të gjitha Bashkive në vend të realizojnë projkte dhe të aplikojnë pranë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve për ti financuar ato. Qeveria Shqiptare ka lancuar projektin e ndërtimit të Markatave Ushqimore në Bashki të ndryshme. Ky projekt konsiston në ndërtimin e qendrave të përbashkëta të shërbimeve ushqimore, me sipërfaqë kryesisht nga 2000 – 4000 m2 secila dhe me kapacitet nga 200 deri në 400 sipërmarrje ekonomike secila.
Në këto markata do të mund të ndërthuren dhe zhvillohen deri në 10 shërbime paralele, nga shitja dhe tregtimi i produkteve ushqimore dhe bujqësore, e deri në shërbimet e paketimit, ambalazhimit, marketimi, ndërlidhjes etj, të cilat do të mund të krijojnë produkte të reja si dhe një potencial të ri të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit, sidomos për zonat më pak të favorizuara.
Menaxhimi i Markatave do të bëhet nga vetë Bashkitë ose drejtpërdrejtë ose me kontraktim privat për të siguruar eficiencë dhe shfrytëzim maksimal të burimeve, për më tepër përfitime për Bashkitë dhe sipërmarrësit.
Markata e Tiranës dhe ajo e Fierit janë dukë u ndërtuar për të vazhduar më pas me atë të Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe cdo bashkie tjetër e cila do të jetë e interesuar.
Në fjalën e tij Peleshi u kërkoi kryetarëve të Bashkive të nxitojnë në projektimin e markatave.
“Markata e Fierit është një nga projektet e financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, hartuar nga Bashkia e Fierit. Është një nga projektet e para në fakt, që unë do ta përdorja për të lancuar një iniciativë të qeverisë shqiptare edhe një ftesë për të gjitha Bashkitë të cilat kanë potencial për të ndërtuar tregjet urbane, të pakicës, pra tregjet urshqimore në qëndrat e qyteteve. Dua të inkurajoj Kryetarët e Bashkive të hartojnë sa më shpejt projektet dhe të aplikojnë pranë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.
Në momentin që po flasim kemi punën e filluar në Fier, kemi avancuar shumë me tregun e Tiranës përmes një bashkëfinancimi me fondin Shqiptaro-Amerikan dhe qeverise shqiptare, nga Fondi Zhvillimit të Rajoneve dhe nga Bashkia e Tiranës gjithashtu, po rikonstruktohet markata, për shumë pak kohë atje do të jene disa qindar tregtarë që do të vitalizojnë dhe do të ushtrojnë aktivitetin në atë treg. Ndërkohë po punojmë dhe po mbështesim me projekt Bashkinë e Durrësit, do të fillojmë shumë shpjet me Bashkinë e Elbasanit, jemi në bisedime me kryetarin e Bashkisë së Vlorës derisa të identifikojmë një teritor në qytet për të ndërtuar tregun dhe në këtë mënyrë do të ndërtojmë në gjithë Shqipërinë rrjetin e markatave të qyteteve.
Sjell në vëmendje reformën territoriale administrative, sepse tani na jepet mundësia që përmes Bashkive të mëdha, që nuk kanë vetëm profil urban por administrojnë dhe fshatra të këmi një këndvështrim më të gjërë të dinamikës së zhvillimit, të këmi një mundësi më të mirë për të afruar fshatin me qytetin jo në kuptimin e vjetër të fjalës por në kuptimin e ri të partneritetit urban-rural, sjelljen pranë tregut të gjithë zonës së prodhimit.” Tha Peleshi