Policia e Tiranës arrestoi një biznesmen i cili i kishte grabitur përmes mashtrimit një personi të njohur shumën prej 7 milionë lekësh të reja.
Më datë 24.02.2017, nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar, u finalizua operacioni “Pepper”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi:
– Spiro Fuqi, 59 vjeç, banues në Korçë
Ky shtetas ka mashtruar shtetasin E. A., duke i marrë këtij të fundit shumën monetare prej 7.000.000 Lekë të reja, gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në magazinat në përdorim të Spiro Fuqit, janë gjetur parregullsi me faturat tatimore si dhe punonjës të pa rregjistruar në Organet Tatimore.
Gjithashtu gjatë kontrollit janë konstatuar artikuj ushqimor dhe industrial të prodhuara në mënyrë të kundraligjëshme në ambientet e kësaj magazine.
Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar nga Specialistët a AKU–së:
– 500 kova 5 kg-ëshe me xaxiqi
– 250 kova 5 kg-ëshe me speca të mbyshura
– 180 kova 5 kg-ëshe me kastraveca
– 500 kova të vogla me sardele konserve.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehje e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, parashikuar nga Nenet 143/2, 180, 170/a dhe 288/a të Kodit Penal./a.m.