Kryeministri Rama ishte plot batuta në aktivitetin e mbajtur në Vlorë për shpërndarjen e lejeve të legalizimit. Në një moment salla shpërtheu në të qeshura kur leja u mor nga një vajzë e re.
Rama i tha asaj se hutoi drejtorin e ALUIZN-it.
Rama: Jepi mikrofonin se na hutoi
Vajza: Është nder dhe kënaqësi e vecante e dorëzuar nga vetë kryeministri personalisht, ju falenderoj dhe një falenderim i vecantë për drejtorin e ALUIZNI Egon Velaj.
Rama: Hajde takoje mo, takoje, njiheni? Hajde ta gëzoni. Të fala babait, mamasë Po ti c’rri kështu? (iu drejtua Rama drejtorit te ALUIZNI Vlore), -“na e hutove drejtorin”, i tha Rama vajzes.