Prej kohësh tashmë, historia e dashurisë mes Çiljeta Xhilagës dhe portierit të Partizanit, Alban Hoxha, është shndërruar në kryefjalën e mediave rozë. Vitin e shkuar dyshja filloi të përflitej se kishin nisur një raport së bashku. Këngëtarja në atë kohë nuk pranoi të ndajë detaje me publikun, duke u shprehur se nuk dëshironte të fliste për jetën private.
Nga ana tjetër, Albani ishte ai që foli i pari, duke thënë se me Çilin ishin vetëm miq të mirë që ishin njohur nga fëmijët. Por që atëherë gjërat kanë ndryshuar shumë për këtë çift. Do të ishte ditëlindja e këngëtares, në fillim të shkurtit, ajo që do të konfirmonte edhe njëherë dyshen e shumëpërfolur. E lumtur dhe në shoqërinë e Albanit, së bashku me mamanë e tij, Çiljeta do të postonte foto nga darka e ditëlindjes.
Sipas miqve të tyre të afërt, ata janë duke bashkëjetuar së bashku me fëmijët, shkruan suplementi “Bluetooth” i Gazetës Shqiptare. Tashmë lidhja ka marrë një tjetër rrjedhë, duke pasur një marrëdhënie serioze. Këngëtarja seksi është aq e angazhuar me koncerte, aq sa ka “braktisur” karrierën e saj. Mësohet se Çiljeta nuk ka qenë fare prezente në koncertet që artistët bëjnë si jashtë ashtu edhe brenda vendit.
Dalja e saj e fundit publike ishte te “Tu si que vales”, ku bëri moderatoren. Që nga sezoni veror, ku u rikthye shumë fuqishëm në skenë, ajo nuk ka sjellë asnjë këngë të re apo të ketë qenë prezente në koncerte. Me sa duket, lidhja e dashurisë ka tashmë gjithë kohën e Çilit.
Ndoshta është xhelozia e Albanit, apo nevoja për pushime ajo që e ka shkëputur nga skena prej disa muajsh. Megjithatë mund të themi me plot gojën që mungesa e këngëtares sonë të preferuar është ndjerë në jetën e natës, apo edhe në ekranet shqiptare./a.m.