Presidenti i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dumës ruse, Leonid Slutzky, i cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax” është shprehur se “nuk mund të pranohet dominimi i një fuqie të vetme në fushën e armëve bërthamore, pasi në të kundërt do të zhbilancohet i gjithë sistemi i sigurisë ndërkombëtare, e do të humbisnin kuptimin të gjitha sforcot për çarmatosje të dekadave të fundit”.
“Nëse Uashingtoni do të vazhdojë më tej me objektivin e tij për të qenë supremaci në aspektin bërthamor, bota do të kthehet në kohën e Luftës së Ftohtë, me rrezikun e një katastrofe globale”, ka shtuar më tej Slutzky.
Deklarata e presidentit amerikan Donald Trump “është më shumë emocionale dhe e përllogaritur për të arritur konsensusin mediatik”, ka qartësuar Slutzky. “Shpresoj që këto fjalë të mbeten në nivelin e retorikës dhe të deklaratave për përdorim dhe konsum mediatik, e të mos sjellin promovimin real të kësaj çështjeje në Uashington”, shtoi ai.
Edhe kreu i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Dumën ruse, Victor Ozerov ka ndërhyrë mbi këtë çështje. “Të fillosh presidencën duke hedhur dyshime mbi një traktat ndërkombëtar mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, nuk është mënyra më e mirë për të zbatuar në praktikë çarmatosjen bërthamore”, tha ai shkruan tch.Ozerov ka kujtuar ndërkohë se traktatet ndërkombëtare “janë baza e kontrollit ndaj armëve bërthamore” dhe ka theksuar se synimet e Trumpit për të rritur potencialin strategjik “nuk i përgjigjet stabilitetit, mirëkuptimit reciprok dhe sigurisë së botës”.
Në Rusi, aktualisht është regjistruar një nivel në rritje “nervozizmi, frike për të ardhmen, mosbesim total për klasën e drejtuesve”, madje edhe një frikë e vërtetë dhe reale “se vendi po shkon drejt një lufte të re botërore”. Të paktën kështu thotë Lev Gudkov, drejtor i “Levada Center”, i vetmi institut i pavarur zgjedhor rus, i cili është vënë në shënjestrën e Kremlinit së fundi për historitë e tij “aspak komode”.
Sipas të dhënave të fundit, Putin, miratimi ndaj të cilit i kalon 86%, shihet nga rusët si shpresa e fundit për të rritur pëlqimin ndaj “institucioneve të ndërmjetme si qeveria, Parlamenti ose autoritetet lokale” që është në nivelet më të ulëta. Suksesi i regjimit të Putinit, që Gudkov e përshkruan si një “totalitarizëm jo i përsorur”, varet në thelb nga mosekzistenca e një alternative të vërtetë. “Opozita, më shumë se gjithçka përfaqëson vetveten”, thotë Gudkov./a.k.