Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka konfirmuar sot se Henrikh Mkhitaryan përfundimisht nuk do të mund të luajë në finalen e Kupës ndaj Southamptonit për shkak të lëndimit.
Por, lajmi i mirë për “Djajtë e Kuq” është se Michael Carrick është i gatshëm për finalen e së dielës, transmeton Koha.net.
Të dy këta lojtarë ishin lënduar në përballjen ndaj St Etiennet në kuadër të Ligës së Evropës. Kurse një vendim për Phil Jones do të merret nesër.
“Carrick është i gatshëm. I mençur, me përvojë, ai kishte lënë fushën në momentin e duhur ndaj St Etienne. Mkhitarian është jashtë, kurse për Jones do të shohim dhe do ta vendosim nesër”, është shprehur Mourinho për faqen zyrtare të klubit.
Kurse portugezi ka konfirmuar se Rooney do të jetë pjesë e ekipit për këtë finale, pasi ndaj St Etienne thotë se nuk ka qenë i gatshëm. (b.an)