Artur Zoto, ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve mohon akuzën e “korrupsionit” në bashkpëunim. Para gjyqtarit të masave, që zhvilloi seancën me dyer të mbyllura, ish-drejtori Zoto nuk pranoi të japë shpjegime të hollësishme për akuzën, duke kërkuar që mos të merret e mirëqenë dëshmia e ish-zvv/të tij, tashmë të arrestuar Iljaz Labi.
Ndërkohë avokati mbrojtës i tha gjykatës se i pandehuri Iljaz Labi për të shpëtuar vetën ka përfshirë edhe ish-shefin e tij në korrupsion, por pa prova konkrete. Për këtë fakt, avokati tha se Zoto duhet të lirohet nga burgu.
Kërkesën e avokatit dhe të dyshuarit Zoto, mësohet se është kundërshtuar nga prokurorja e çështjes, e cila I kujtoj gjykatës se për arrestimin e ish-drejtorit veç dëshmisë së Iljaz Labit janë përdorur edhe prova të tjera, si biseda telefonike që korespondojnë me ato se cfarë ka deklaruar ish-zv/i tij.
Sipas prokurorisë, ish-drejtori Përgjithshëm i burgjeve Artur Zoto ka favorizuar 4 kompanitë konkuruese. Për ti shpallur ato fituese të tenderit të ushqimeve, dyshohet se ka kërkuar 20 % të vlerës totale të tenderit. Por meqenëse përfaqësuesit e kompanive nuk kishin rënë dakord për këtë shumë ka angazhuar zv/ e tij Iljaz Labi. Ky i fundit ka pretenduar se ka qenë në rolin e ndëmjetësit dhe pas shumë bisedave kishte arritur të bindë ish-drejtorin e tij për t’i shpallur fitues këto 4 kompani kundrejt shumës prej 10 % të tenderit.
Shumë, që sipas Labit, ia ka dorëzuar ish-drejtorit Zoto ditën e nënshkrimit të kontratës. Ndërsa vet ish-zv/i burgjeve Ilijaz Labi ka pretenduar se ka fituar 2 % të shumës së tenderit për ndërmjrtësimin mes ish-shefit të tij dhe kompanive fituese të tenderit raporton ABC.
Gjykata, pasi dëgjoi palët vendosi të lërë në fuqi vendimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë ditën e arrestimit për ish-drejtorin Artur Zoto. Avokati, në dalje të gjykatës nuk pranoi të komentojë vendimin, por tha se do të ankimojë çështjen në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.
Për këtë dosje, janë arrestuar edhe 4 përfaqësuesit e kompanive që fituan tenderin, por që po gjykohen në gjendje të lirë./a.m.