Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar po kryen verifikimet në listën e kandidatëve për organet e Vettingut. Grupi i ONM konfirmon se ka nisur verifikimet e listës së dorëzuar nga Avokati i Popullit.
Po ashtu, në një letër drejtuar Avokatit të Popullit Totozani, ONM thotë gjithashtu se është duke vlerësuar edhe vëzhgimin e Avokatit të Popullit për procesin e formimit të këtyre organeve.
ONM vlerëson punën kyçe të Avokatit të Popullit në këtë proces, “Pa paragjykuar vlerësimet e vazhdueshme dua të përfitoj nga ky rast për tju përgëzuar për punën tuaj, përkushtimin dhe kontributin profesional në kryerjen e detyrave të parashikuara në Kushtetute dhe ligjin e vettingut”, thuhet në këtë letër./a.m.