Pas deklaratës së bërë dy ditë më parë nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka trokitur në derën e tij.
Të dy zyrtarët kanë zhvilluar sot një takim, ku në qendër të bisedës ishte deklarata e ambasadorit se në vendin tonë qarkullojnë mbi 2 miliardë euro, para droge që do të shërbejnë për blerjen e mandateve të deputetëve.
Siç duket pas kësaj deklarate, ministri Tahiri ka kërkuar një takim kokë më kokë me ambasadorin për të sqaruar deklaratat, ndërsa pas takimit me dyer të mbyllura kreu i OSBE tha se deklaratat e tij janë keqkuptuar.
“Me ministrin Tahiri folëm për rritjen e bashkëpunimit. Deklarata ime për 2 miliardë eurot e trafikut të drogës është keqkuptuar” – tha kreu i OSBE.
Më herët, OSBE ka sqaruar se deklarat e kreut të saj lidhej me trafikun e narkotikëve në vitin 2013.
“Të mbajmë eurot e djeshme e të sotme të kanabisit jashtë zgjedhjeve” – shkrunte OSBE dje në sqarimin e saj.
/b.d