Rreth orës 03:15 të mëngjesit të sotëm në fshatin Borizanë të Krujës një sasi tritoli ka shpërthyer në një makinë. Sipas policisë. Automjeti tip Peugeot është në pronësi të një 39-vjeçari me inicialet A.H me banim në këtë fshat. Makina ka qenë e parkuar pranë banesës, dhe si pasojë e shpërthimit të tritolit janë shënuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /ma.me