Kryetari i grupit parlamenar të PD, Edi Paloka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e PD për t’i shkuar deri në fund protestës deri në plotësimin e kërkesave të opozitës.
Ai deklaroi se mbështetja për protestën ka ardhur në rritje.
Por Paloka tha se ka nga ato palë që nuk i qëndruan fjalës dhe nuk po mbajnë qëndrimin sipas tij që i kishin shprehur opozitës.
“Nuk po them që janë bërë palë, disa në fakt kanë qenë palë por disa të tjerë nuk i qëndruan fjalës që na thanë dhe sot nuk po mbajnë atë qëndrim që na thanë. Ndërkohë që protesta jonë ka gjetur mbështetje. Ne morëm mesazh nga kongresi amerikan, mediat ndërkombëtare pasqyruan protestën.
Në mbështetje të asaj që në kërkojmë janë edhe ambasadorët, dje ambasadori i OSBE tha atë që ne kemi kohë e e themi. Pra të gjithë po vijnë aty ku ne kemi qenë prej kohësh dhe sigurisht kjo mbështetje është e nevojshme. Ne kësaj pjese i jemi mirënjohëse dhe do ti shkojmë deri në fund. Nuk do të ketë zgjedhje në 18 qershor, sepse nuk mund të ketë zgjedhje me një qeveri që është e zhytur në krim”, tha Paloka./a.m.