Fituesja e Brazilit, “Miss BumBum” ka bërë një tatuazh interesant, për të cilin askush nuk e mendonte më parë se do të arrinte ta bënte.
Bëhet fjalë për fytyrën e Donald Trump-it, presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bukuroshja Erika Canela ka zgjedhur pjesën e fundit të qafës, në nisje të kurrizit, për të bërë këtë tatuazh të lezetshëm, procesin e punimit të së cilit edhe e ka fotografuar e më pas e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale.
“Ai është çuditërisht seksi, pavarësisht se është 70 vjeç”, tha 27-vjeçarja. /b.d