Nga Specialistët e Interpol Tirana është bërë e mundur ditën e sotme ekstradimin nga Bullgaria drejt vendit tonë, i Samet RASIMI, 54 vjeç, lindur në Maqedoni.
Samet RASIMI, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin penal nr. 3652, datë 22.11.2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.
Mësohet se Samet RASIMI, rezident në Danimarkë, pronar i një kompanie me seli në Slloveni, me objekt importimi dhe/ose shit-blerjen e pajisjeve elektronike, kompjuterëve, telefonave celulare, fotokopjeve dhe pajisjeve të tjera në fushën e elektronikës (në bashkëpunim me kompani të ndryshme të huaja dhe vendase në zbatim të kontratës së nënshkruar me një kompani private në Shqipëri ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit një shumë të konsiderueshme Eurosh.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bullgari realizuan arrestimin provizor dhe ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. /b.d