Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se PD është e gatshme të votojë dhe të çojë përpara Reformën në Drejtësi, por vetëm sipas votës historike të 22 korrikut. “T’i hapim rrugë qeverisë teknike, të ndryshojme së bashku shtatë ligjet që i bënë përshesh dhe ne do na kenë aty”, ishin kushtet e Bashës.
“Edi Rama dhe Ilir Meta duan ti emërojnë vetë njerëzit e drejtësisë. Nga 27 vende të lira, kaën 29 kandidatë. Pra nuk ka zgjedhje. A mund ta pranojmë ne një drejtësi të kapur nga Edi Rama? Nëse nuk kanë frikë nga vettingu, menjëherë pas paktit për qeveri teknike, urdhëroni ta bëjmë vettingun dhe të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur. Kush ka frikë nga gjyqtarët dhe prokurorët e pa kapur? PD do ta votojë dhe do ta çojë përpara reformën në drejtësi. Ne do ta hapim këtë rrugë bashkë me qytetarët shqiptarë. Ti hapin rrugë qeverisë teknike, të ndryshojmë së bashku shtatë ligjet e drejtësisë që i bënë përsheshë. Nëse jo do ti zgjidhim me qytetarët shqiptarë. Qëndresa jonë sapo ka filluar. Beteja jonë po merr hov nga dita në ditë. Mbështetja për këtë betejë vjen nga realizimi se rrugë tjetër për Shqipërinë nuk ka”, theksoi ai. Më pas Basha u ka bërë ftesë deputetëve në parlament të vijnë në Kuvendin e ri, atë të Çadrës. “Ftojmë deputetët të largohen nga krimi dhe të vijnë të flasin në Kuvendin tonë këtu”, deklaroi ai.
Duke u ndalur te reforma në Drejtësi ai tha se Rama por edhe Meta duan ta kapin këtë sistem përmes emërimit të njerëzve të tyre. Si shembull ai solli përzgjedhjen e 29 kandidatëve për në institucionet e reja të drejtësisë.
javanews.al /ma.me