Aktualisht kontrollet po bëhen në sera, farishte, ish-depot e ushtrisë, tunele e banesa të braktisura. Kontrollet më pas do vijojnë në ambiente të hapura, në ambiente banesash mbi bazë informacionesh që po grumbullon Policia.
Në operacion janë angazhuar mijëra punonjës Policie në të gjithë vendin ku në grupet e monitorimit marrin pjesë drejtues të Policisë së Shtetit si dhe të Sh.Ç.B.A-së. Ndërsa në grupet e kontrollit janë Specialistët e Policisë së Zonës, Patrulla të Përgjithshme si dhe kryetarët e fshatrave.