Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nevojë për 4,4 miliardë dollarë financime urgjente për t’u përballur me situatat e urisë në Nigeri, Somali, Sudan të Jugut dhe Jemen, sipas sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres.
“Më shumë se 20 milionë persona ndodhen në situata katastrofike në këto katër vende dhe veprimet janë të nevojshme për të evituar katastrofa të shkallës së gjerë”, theksoi Guterres gjatë një konference për shtyp në selinë e OKB-së në Nju Jork, citohet Koha. (b.an)