Muhammad Bekjanov, gazetar dhe aktivist i opozitës në Uzbekistan, është liruar pasi ka shërbyer 18 vjet në burg. Ai është dënuar për përpjekje për të vrarë presidentin e ndjerë, Islam Karimov, por ka thënë se është torturuar për të pranuar akuzat e fabrikuara.
Bekjanov është vëllai i liderit në mërgim të opozitës, Muhammad Salih.Ai dhe një koleg i tij mendohet se kanë qëndruar në burg më gjatë se çdo gazetar tjetër në botë.
Kolegu i tij, Yusuf Ruzimuradov, mbetet në burg.Karimov ka qenë një nga sundimtarët më autokratikë të Azisë, i cili ka shtypur disidentët në emër të luftës kundër ekstremizmit islamik, përgatiti ”REL”. (b.an)